Lufta kundër korrupsionit, Soreca: BE ka dhënë 60 milionë euro asistencë, askush nuk është mbi ligjin

Në konferencën që është duke u zhvilluar në Tiranë për luftën kundër korrupsionit, kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca është shprehur se gjithkush duhet të kuptojë se askush nuk është mbi ligjin. Ai tha se BE është pranë Shqipërisë dhe se që prej vitit 2012 ka investuar mbi 60 milionë për forcimin e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese.

“E vetmja mënyrë se si mund të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar në mënyrë efikase është puna e përbashkët, e mirëkoordinuar dhe e vazhdueshme. Djegia, rastet dhe përqasja e duhur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Të premten e kaluar patëm një super sukses me operacionin “Shpirti”. Hetimi i krimit financiar kërkon një punë specifike se është shumë kompleks. Politikanët, gjyqtarët, prokurorët duhet të kuptojnë që askush nuk është mbi ligjin. BE e ka mbështetur Shqipërinë me 60 mln euro që prej 2020-s, për rritjen e kapaciteve të strukturave të rëndësishme. Sfidat janë të shumta dhe synimi ynë është i përbashkët. Një klimë që do të sjellë investime dhe do të rrisë standardet ekonomike. Qytetarët shqiptarë duhet të kuptojnë se Bashkimin Europian e kanë në krahun e tyre.

Të Fundit