Universiteti i Vlorës i pa akredituar lëshon diploma të pavlefshme, studentët “në rrugë”

Jemi në Vlorë për problemin e studentëve, që kanë përfunduar studimet për jurdik në vitin 2022 në Universitetin privat “Pavarësia”, ku janë matrikuluar dhe janë pajisur edhe me diplomë. Por ndërkohë kanë filluar studimet master në Universitetin “Ismail Qemali” dhe në vitin e dytë pengohen, pasi qsha nuk i matrikulon, duke ua quajtur të pavlefshme diplomën, pasi universiteti nuk ka qenë i akredituar. Gezatarja u takua me zëvendësrektorin e universitetit “Pavarësia”, Siri Hoxha, i cili pretendon, se diploma e këtij universiteti është e rregullt dhe zgjidhja duhet kërkuar në ministri. Në universitetin shtetëror “Ismail Qemali” rektori Roland Zisi thotë, se përgjigja e këtij shqetësimi është në Ministrinë e Arsimit dhe Qsha.Sipas tij, regjistrimi i studentëve është bërë, pasi diplomat kanë patur numër matrikulimi dhe refuzimi më pas për matrikulim në master, është bërë nga QSHA-ja. Vetë QSHA thotë në përgjigjen zyrtare, se kur studentët janë matrikuluar në ciklin e parë të studimeve në Universitetin “Pavarësia”, është marrë parasysh licensa në vitin 2009. Ndërkohë në vitin 2022 nuk matrikulohen, sepse universiteti në 2019-2022 ka qenë i pa akredituar. Kjo ndodh, kur ky institucion ishte ai, që i matrikuloi në 2019-ën.Kulmi i kësaj historie, është njohja si të vlefshme nga ana e Ministrisë së Arsimit për diplomat e lëshuara nga kolegji universitar “Pavarësia” dhe nga QSHA jo. Dhe së fundi në 6 dhjetor 2023 është marrë vendimi nga Këshilli i Ministrave për mbylljen e këtij universiteti.

Të Fundit