I vdekur fizikisht por jo për instancat, i merrnin pensionin. Apeli shpall vendimin

Në 16 nëntor transmetuam denoncimin e zotit Seit Çullhaj, i cili tha, se i ati, Ramazan Cullhaj, kishte ndërruar jetë në vitin 2008, por familjarët nuk e cregjistruan në gjendjen civile. Kur donin të shisnin tokën, kërkohej firma e tij. Në këtë moment, Seiti iu drejtua njësisë për cregjistrim në gjendjen civile. Meqë kishte kaluar afati, Seiti shkoi në Gjykatën e Shkallës së parë, e cila vendosi cregjistrimin e të ndjerit.Por bashkia e ankimoi vendimin në Apel, ku që nga 2018-ta nuk u vendos një datë për shqyrtim.Në sistemin e gjendjes civile në Njësinë 6 Kombinat, Ramazani rezultonte i gjallë. Iu drejtuam ISSH-së dhe mësuam, se i ndjeri merrte pension.Specialistja e ISSH-së shpjegoi, se kishte akt konstatimet, me 8 autorizime, ku 7 herë te karta e id-së ishin fotot e të birit dhe tek e 8-ta dikush tjetër, me po këto të dhëna. Ne i kërkuam Gjykatës së Apelit përshpejtimin e shqyrtimit të cështjes dhe bashkë me qytetarin i bëmë kallzim njësisë 6, Administratorit Adriatik Merko, Zyrës së Gjendjes Civile, juristit Qemal Hysa si dhe punonjëses së postës 28 Kombinat.Pas kërkesës sonë, u zhvillua seanca në Apel, që la në fuqi vendimin e shkallës së parë për vdekjen e të ndjerit.Pas kallzimit, Seitin e kanë thirrur në prokurori, për të dëshmuar edhe për tërheqjen e pensionit të të atit nga persona të panjohur.

Të Fundit