Sot është dita ndërkombëtare e gjuhës, për të cilën janë organizuar aktivitete të ndryshme në institucionet publike.
Ministria e arsimit njoftoi se më 12 mars do të zhvillohet konkursi kombëtar i gjuhës për të gjitha shkollat 9-vjeçare.
21 shkurti është Dita ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, e shpallur nga UNESCO në vitin 1999. Synimi i saj është ndërgjegjësimi për shumëllojshmërinë gjuhësore dhe kulturore si një vlerë universale.
Në analizat e UNESKO-S, thuhet se rrezikojnë të zhduken më shumë se 2500 gjuhë në të gjithë botën nga 6000 që fliten aktualisht. Deri më tani në 90 vite janë zhdukur më shumë se 200 gjuhë, teksa më pak se 10 njerëz arrijnë të flasin 199 prej tyre. Një ndër shkaqet kryesore të zhdukjes së gjuhëve është dhe përzierja me disa gjuhe nga emigrantët.
Në vendin tonë, më 12 Mars do të Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe, për të gjitha shkollat 9-vjeçare nga veriu në jug.
Qëllimi I konkursit është motivimi i fëmijëve për të zbuluar më shumë mbi gjuhën dhe letërsinë. Janë mbi 8 mijë nxënës të shkollave që do të bëhen pjesë. Konkursi do të jetë në nivele lokale dhe kombëtare, ku 16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinalet dhe më pas më finalen e madhe.