Problematika e qytetares Nora Vukaj ndodh ne Tirane. Denoncuesja ka nje biznes privat tek bulevardi “Gjergj Fishta” dhe prej 1 viti i ka blere Bashkise se Tiranes vendin e parkimit, per te lehtesuar parkimin e te gjithe klienteve qe i shkojne ne dyqan. Mirepo problemi fillon kur qytetare te rastesishem i zene vendin e parkimit edhe pse e ka paguar dhe ka te drejte te perdoret vetem nga ajo. Kontrata qe ka firmosur me Bashkine e Tiranes ka qene qe nese dikush tjeter i ze parkimin automatikisht ai automjet gjobitet dhe hiqet me karroatres, por kjo e fundit duket se nuk ndodh dhe abuzuesit e kalojne vetem me nje gjobe. Ky problem nuk eshte vetem i subjektit te Nora Vukaj, por e kane edhe shume subjekte te tjera.Per kete problem, gazetarja e emisionit Stop, ve ne dijeni shefin e qarkullimit te Policise Bashkiake, i cili na tha se ne keto raste drejtuesi i mjetit merr gjobe. Fale insistimit te Stop, na u premtua nga shefi se jo vetem denoncuesja por edhe bizneset e tjera qe vuajne nga kjo problematike, nuk do te kene me keto shqetesime, pasi pervec gjobes, automjetet do hiqen nga parkimi i gabuar me karroatres.Shefi i policise bashkiake premtoi se kjo zone do jete ne fokusin e tyre, duke shmangur te tille probleme me parkimin.
- +355 67 220 8888
- [email protected]