“Udhëtoi 10 vite pa gruan”, Pedersen: Me atë kam qëndruar vetëm një vit

Aventurieri danez 44-vjeçari Thor Pedersen, bëhet personi i parë që viziton çdo vend pa fluturuar.

Projekti i Thor, i quajtur “Once Upon A Saga”, filloi 10 vite më parë në 2013 në Danimarkë dhe e ka çuar atë nëpër Evropë, Amerikë, Afrikë, Lindjen e Mesme, Azi dhe Paqësor me makinë, autobus, tren, varkë dhe madje edhe në këmbë

I ftuar në Euronews Albania ai theksoi se partnerja e tij e ka vizituar 27 herë në vende të ndryshme.

Më tej ai theksoi se edhe pse ka 10 vite i martuar, me partneren ka qëndruar vetëm një vit.

“Partnerja ime është një grua e fortë, ajo është doktoreshë. Ka kryer dy kompeticione të rëndësishme, ndërkohë që unë kam qenë në terren. Ajo më ka vizituar 27 herë në vendet e botës. Me gruan kam qëndruar vetëm një vit, përgjatë gjithë këtyre viteve”-tha ai.

Të Fundit