Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 51-vjeçarit Petrit Vuksani në Shkodër mesditën e sotme.
Autori i dyshuar i ngjarjes sipas policisë është kushëriri i viktimës Lekë Vuksani.
Ky i fundit jetonte me qira tek shtëpia e Petrit Vuksanit, ndërsa vrasja dyshohet se ka qenë për shkak të mosmarrëveshjes së qirasë.
Petrit Vuksani jetonte prej vitesh jashtë shtetit dhe banesën ia kishte dhënë me qira Lekë Vuksanit, të afërmit të tij.
51-vjeçari i ka shkuar në banesë për t’i kërkuar lekët e qirasë, por dyshohet se ata kanë debatuar dhe më pas Lekë Vuksani ka qëlluar në drejtim të kushëririt të tij ku e ka lënë të vdekur në vend.