Momente paniku në shkollën 9-vjeçare në Ersekë, shkëputet nga era fasada izoluese, bie në oborr

Era e fortë që ka përfshirë juglindjen e vendit ka shkaktuar një incident në shkollën 9-vjeçare në Ersekë.

Materialet termoizoluese në shkollën 9-vjeçare ‘Papa Kristo Negovani’, e rikonstruktuar 5 vite më parë janë shkëputur dhe kanë rënë në oborr.

Fatmirësisht në atë moment nuk ka pasur nxënës jashtë dhe raportohen vetëm dëme materiale.

Sipas zyres arsimore Kolonjë punimet janë kryer në vitin 2018  Firma është treguar e gatshme për riparimin e dëmeve.

Të Fundit