U qëllua brenda banesës, kush është viktima që u vra në Shkodër (EMRI)

Petrit Vuksani është viktima e vrasjes me armë zjarri në Shkodër.

Burime për media, bëjnë me dije se Vuksani është vrarë brenda banesës së tij në lagjen ‘Skëndërbeg”.

Mësohet se ai ishte vetëm në banesë në momentin që është qëlluar. Personat e paidentifikuar që kanë qëlluar drejt 51-vjeçarit janë larguar nga vendngjarja.

Bëhet e ditur se Vuksani kishte pak kohë që ishte kthyer nga Anglia ndërsa mësohet se nuk ishte person me precedentë të mëparshëm penalë

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të Fundit