U vra aksidentalisht me çifte, 12-vjeçarja u qëllua me armë nga i vëllai. Arrestohet xhaxhai – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

U vra aksidentalisht me çifte, 12-vjeçarja u qëllua me armë nga i vëllai. Arrestohet xhaxhai

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Velipojë, ku u deklarua se një 12-vjeçare u vetëqëllua aksidentalisht me armë gjahu.

Ndërkohë, ditën e sotme, policia ka arritur që të zbulojë një tjetër version për ngjarjen.

12-vjeçarja ishte vrarë aksidentalisht nga vëllai i saj, ndërkohë që në pranga ra xhaxhai i të miturve, pasi akuzohet se mbante armën e gjahut në shtëpi pa leje.

NJOFTIMI I POLICISE

Nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 10.02.2021, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12 vjeçares)

Ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *