“U thashë policëve që kam foshnjën me gji”, Gjykata nxjerr nga burgu nënën lehonë, pezullon ekzekutimin e dënimit

Seanca gjyqësore në Gjykatën e Tiranës ka nxjerrë nga burgu nënën lehonë, Diana Bahçen, e cila u arrestua pak ditë pasi lindi djalin e saj, pasi kishte marrë një gjobë prej 250 mijë Lekësh që iu konvertua në 50 ditë burg.

Seancën gjyqësore e ka ndjekur nga afër gazetarja e Klan News, Glidona Daci e cila ka raportuar zhvillimet e seancës.

Seanca e ardhshme lidhur me këtë çështje do të zhvillohet më 14 Prill, në orën 10:00

Gjykata vendos pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg derisa të shqyrtohet kërkesa tjetër për shlyerjen e gjobës.

Mbrojta merr përsipër që të paguhet gjoba.

Prokuroria: A jeni dakord që ju të paguani gjobën dhe quhet dënimi i shlyer dhe çështja zgjidhet përfundimisht që të mos zvarritet nëpër procese gjyqësore? Dhe jam dakord që të lirohet menjëherë nga burgu për shkak të situatës ku ndodhet.

Prokuroria: Kemi një dënim të shtetases në fjalë. Ka vendim dënimi me gjobë që nuk është ekzekutuar nga përmbarimi dhe ata kanë njoftuar prokurorinë. Nuk kemi qenë në dijeni që zonja ka qenë me fëmijë sepse vendimi është në Qershor 2022 dhe zonja ka qenë në mungesë.

Mbrojtja: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm nga burgu për shkak të fëmijës së mitur që është vetëm 20 ditësh.

Mbrojta: Ne kemi bërë dy kërkesa, shtyrja e afatit të ekzektutimit të vendimit derisa fëmija të bëjë 1 vjeç dhe po ashtu pezullimin e vendimit me burg.

Akuza: Nuk është shlyer gjoba dhe për këtë arsye, prokuroria ka vënë në lëvizje gjykatën për të bërë konvertimin e gjobës në burg.

Të Fundit