Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një gruaje 64-vjeçare në Teksas. Ajo ishte duke korrur barin në kopshtin e saj kur një gjarpër i ra sipër dhe iu mbështoll rreth krahut.
Gjarpri kishte shpëtuar nga kthetrat e një skifteri, i cili menjëherë u sul drejt gruas për të marrë prenë e tij. E ndërsa gjarpri shtrëngohej rreth krahut të saj dhe e godiste atë në fytyrë, skifteri që tentonte të kapte ushqimin e tij, e godiste gruan me kthetra.
Ky sulm i tmerrshëm e la gruan me prerje dhe mavijosje në krahë dhe në fytyrë.
Peggy Jones ka rrëfyer momentet e tmerrit:
“Po përpiqesha të hiqja gjarprin që ra mbi krahun tim, ai u mbështoll rreth krahut dhe vetëm më godiste, më goditi dhe syzet nja dy herë.
Pastaj skifteri u shfaq po aq shpejt sa gjarpri dhe tentonte ta merrte atë. Kur e bëri tërhoqi dhe krahun tim me kthetra”, tha ajo duke shtuar se ky sulm e la atë me trauma pasi mendonte se do të vdiste dhe kishte shumë problem me gjumin.