Shqiptari shtang policinë italiane, i merr në telefon dhe u kërkon ta vrasin: S’duroj dot më sepse…

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një 50-vjeçar shqiptar i cili ishte në arrest shtëpie, ka telefonuar policinë dhe u ka bërë një kërkesë të habitshme.

Disa javë më parë ai kërkoi ndërhyrjen e karabinierëve, të cilët sapo mbërritën në shtëpinë e tij, u kërkoi që ta qëllonin në kokë, sepse nuk kishte më dëshirë të vazhdonte arrestin shtëpiak.

Shqiptari u bëri kërkesën e pazakonte karabinierëve, me arsyetimin se nuk kontrollonte dot instinktet e tij agresive dhe do dhunonte nënën e moshuar dhe djalin.

Kjo ka nxitur Gjykatën të pranojë kërkesën e Prokurorit të Republikës së Bolonjës duke i caktuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj 50-vjeçarit, i cili tashmë ndodhet pas hekurave.

Të Fundit