U sulmua me baltë dhe sende të forta, reagon Mbreti Felipe VI: E kuptoj reagimin e banorëve

Mbreti Felipe VI i Spanjës, u sulmua me baltë dhe sende të forta ndërsa po vizitonte bashkinë e Paiportes, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet.

Pas këtij incidenti vetë Mbreti Felipe i VI ka reaguar para mediave duke theksuar se e kupton reagimin e qytetarëve.

“Duhet të kuptoni zemërimin dhe zhgënjimin e shumë njerëzve”, tha mbreti.

Në fjalimin gjatë një takimi me krerët e qeverisë dhe drejtuesit e emergjencave civile, ai kërkoi të kuptohet reagimi i njerëzve për shkak të situatës katastrofike që ata kanë kaluar.

“Ne duhet të kuptojmë zemërimin dhe zhgënjimin e shumë njerëzve, për shkak të asaj se sa keq e kanë pasur, për shkak të vështirësisë për të kuptuar se si funksionojnë të gjithë mekanizmat dhe funksionimin e reagimit ndaj emergjencës. Ne duhet të garantojmë që shteti në të gjithë plotësinë e tij është i pranishëm”, tha monarku, i cili u shpreh mirënjohës për kontributin e madh të njerëzve gjatë këtyre ditëve në rajon.

Të Fundit