“U shpall në kërkim” Kapi me shpulla policët bashkiakë, kush është majmuni që alarmoi oficerët e Sarandës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e djeshme në Sarandë.

Policët bashkiakë shkuan që të kapnin një majmun i cili kishte dalë nga kafazi i një subjekti privat në zonë, por në tentativë e sipër ata janë rrahur me shpulla nga kafsha duke pësuar edhe dëmtime në fytyrë.

Ditën e sotme janë publikuar pamjet e majmunit, i cili shpëtoi nga kafazi dhe më pas “u shpall në kërkim” nga blutë e qytetit bregdetar.

Majmuni ka shijuar lirinë rrugëve të Sarandës për një kohë të shkurtër, duke u endur kangjellave të qytetit.

Policët bashkiakë shkuan që të kapin një majmun të dalë nga kafazi, por në tentativë e sipër ata janë rrahur me shpulla nga kafsha. Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash dhe falë ndërhyrjes së të zotit të majmunit situata është marrë nën kontroll.

Gjithçka nisi kur një majmun, që rrinte në kafazin e një hoteli në zonë, është nxjerrë nga i zoti për të shlodhur këmbët duke bërë një xhiro përreth biznesit. Por, teksa kanë parë këtë, qytetarëve iu është dukur si ari dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë Bashkiake që të ndërhyjë.

Policët bashkiakë kanë tentuar të kapin kafshën, por ajo është egërsuar duke i sulmuar. Pas zhurmës së krijuar ka ndërhyrë i zoti i majmunit që ishte aty pranë duke e qetësuar dhe rifutur në kafaz.

 

Të Fundit