“Nje dite gjeta dritaren e bllokuar” komshiu “vip” nderton skene per koncerte! – Stop
KLIPET

“Nje dite gjeta dritaren e bllokuar” komshiu “vip” nderton skene per koncerte!

Sabrina Islamaj, një qytetare nga Saranda, denoncon në Stop komshiun Bujar Ahmeti, i cili ka bërë një ndërtim të cuditshëm përpara dritareve të shtëpisë së saj, duke i bllokuar katin e dytë.Bëhet fjalë për një konstruksion metalik, që ngjan me një mini skenë për koncerte.Për këtë shqetësim Sabrina Islamaj ka bërë denoncim në policinë e Sarandës.Megjithatë askush nuk ka bërë gjë, për të zgjidhur problemin dhe as INUV nuk ka lëvizur.

Një muaj pas konstatimit të ndërtimit të cuditshëm në dritaren e zonjës Sabrina Islamaj në Sarandë, askush nuk ka marrë masa. Bujar Ahmeti ka ndikim në qytet edhe për shkak të një pozicioni të rëndësishëm në policinë e shtetit.

“Stop” iu drejtua zyrtarisht Bashkisë Sarandë dhe INUV-it, me pyetjen, se kur do të prishet ky objekt.Pas ndërhyrjes sonë, INUK prishi ndërtimin e cuditshëm. Zonja Islamaj tregon, se cfarë ndodhi, që pas ngritjes së shqetësimit zyrtar nga ana e emisionit “Stop”, duke falenderuar për zgjidhjen.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *