U shkarkua pas fyerjes së gazetarëve, rikthehet në detyrë policja e Elbasanit

Rikthehet në detyrë policja Anisa Kostani. Shkarkimi i saj u bë me bujë të madhe, pas deklaratave fyese dhe kërcënuese ndaj gazetarëve të kronikës së zezë.

Bëhet me dije se Kostani është rikthyer të premten në detyrën e saj të mëparshme si nënkomisare pranë sektorit të Krimit Ekonomik në drejtorinë e policisë së Elbasanit.

Kujtojmë se vendimi për pezullimin e saj nga detyra erdhi më 19 gusht të këtij viti, ngjarje për të cilën reagoi dhe vetë drejtori i Policisë së Shtetit asokohe, Gledis Nano.

DEKLARATAT FYESE
Anisa Kostani, policja nga Elbasani që u bë e famshme për faktin se mbante në shtëpi si kafshë shtëpiake një gjarpër, ndërsa u bë objekt debati pas gjuhës dhe kërcënimeve që lëshoi ndaj gazetarëve pas një ngjarje kriminale në qytetin ky ajo punon. Policja akuzoi ata që shkruajnë keq për Policinë e Elbasanit se e kanë marrë provimin prej “profesorëve Don Zhuanë”.

Të Fundit