Merret peng një person në autostradën Tiranë-Durrës, detajet si ndodhi rrëmbimi

Një person është rrëmbyer paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës nga persona të paidentifikuar.

I rrëmbyeri i cili po mbahet peng është Indrit Beqiraj ndërsa nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje.

Në momentin e rrëmbimit Beqiraj ka qenë bashkë më të vëllanë, Gentian Beqiraj.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Detaje të reja nga rrëmbimi që ndodhi pasditen e 2 tetorit në Durrës.

Rrëmbimi ndodhi rreth orës 18:00 në afërsi të Maminasit. Personi që u rrëmbye ka treguar në polici se ishte duke udhëtuar me vëllain me motor në momentin kur një mjet u preu rrugën dhe u përplasën. Bëhet fjalë për Indrit dhe Gentjan Beqirajn.

Pas përplasjes, motori doli nga rruga dhe dy vëllezërit janë konfliktuar me personat që ndodheshin në automjetin që u preu rrugën. Në konflikt e sipër, personat që ndodheshin në automjet e kanë marrë Indrit Beqirajn në automjet dhe janë larguar.

Megjithatë, pas reagimit të policisë, ata e kanë lënë diku Beqirajn dhe janë larguar. Denoncimi u bë nga vetë dy vëllezërit. Tashmë policia po e trajton rastin si heqje të paligjshme të lirisë.

Të Fundit