U qëllua me pistoletë elektrike nga policia, 29-vjeçari shqiptar humb jetën në Angli

Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Angli pasi është qëlluar me pistoletë elektrike nga policia britanike. Viktima është identifikuar si Sali Byberi, baba i tre fëmijëve. Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur më datë 21 nëntor të këtij viti në Essex, ndërsa lajmi u bë i ditur së fundmi nga BBC.

Sipas autoriteteve britanike, 29-vjeçari ka sulmuar një prej oficerëve të policisë. Këta të fundit iu kundërpërgjigjën duke e qëlluar disa herë me pistoletë elektrike.

Si pasojë e goditjeve të shumta, Sali Byberi ka humbur jetën në spital. Për zbardhjen e ngjarjes, ka nisur një hetim nga autoritetet përkatëse.

Të Fundit