Një aksident tragjik i ka marrë jetën një shqiptari 38-vjeçar, baba i tre fëmijëve.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në via Tre Case në Tezze sul Brenta.
38-vjeçari ndodhej prej vitesh në Itali ku ishte pajisur dhe me dokumentacionin përkatës.
Altin Lekaj jetonte pranë vendit të aksidentit në Via Concordia, me gruan e tij, gjithashtu e lindur në Shqipëri, por shtetase italiane, dhe tre fëmijët e tyre të mitur, një 14 vjeç, një 13 vjeç dhe një 9 vjeç.
Lekaj po udhëtonte përgjatë Via Tre Case në zonën komunale të Tezze për të arritur në zonën industriale të Stroppari. Me sa duket ai ishte duke shkuar për të punuar.
Në via Tre Case makina që ishte para tij frenoi dhe ai për të shmangur përplasjen ka dalë në korsinë e kundërt por në atë moment një audi ka kaluar përballë duke e goditur atë.