E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Bota

U martua me partnerin 47- vjet më të vogël, e moshuara: “më deshi për para”

84-vjeçarja britanike Iris Jones, e cila disa muaj më parë u martua me 37-vjeçarin egjiptian Mohammed, ka shprehur së fundmi pendesën e saj për atë që ka bërë.

Kjo, pasi Iris pretendon se burri i saj i vogël i kërkonte vazhdimisht para dhe e përdorte për të marrë një leje qëndrimi.

Iris bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj 37-vjeçar. Ajo thotë se, të dy djemtë e saj e kishin paralajmëruar për këtë. Ndërkohë, mësohet se, i riu egjiptian është rebeluar shumë kur ka marrë vesh që gruaja e tij e moshuar kërkon të ndahet prej tij.

“Ne i shpenzonim paratë e mia gjatë gjithë kohës. Ai gjithmonë donte para nga unë. Kur nuk po i jepja më para, zënkat mes nesh u shtuan. Madje arriti deri aty sa nisi të më tregojë emrat e grave të tjera me të cilat ai dilte, ndërsa ishte i martuar me mua. Më kërkonte vazhdimisht që të ndryshoja testamentin dhe t’i lija paratë e mia. Ai më përdori për një leje qëndrimi dhe vizë. Ishte vendimi më i vështirë që kam marrë ndonjëherë dhe dashuria ime për Muhamedin ishte shumë reale, por unë ndoqa mendjen time në vend të zemrës sime.”

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑