E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Bota

U kujtua pas 6 muajsh që kishte fshehur biletën e lotarisë, gruaja fiton 50,000 dollarë

Një grua nga Maryland tregoi se pothuajse humbi çmimin e saj prej 50,000 dollarësh të lotarisë kur harroi se ku e kishte fshehur biletën e saj fituese muaj më parë.

Srijana Wosti, 41 vjeç, nga Silver Spring, u tha zyrtarëve të Maryland Lottery se ajo bleu një biletë gërvishtëse prej 5 dollarësh Family Feud nga Kemp Mill Beer, Wine & Deli në qershor. Wosti u shpreh se fillimisht mendoi se bileta ishte një fituese prej 50 dollarësh, por më vonë e skanoi atë me telefonin e saj dhe zbuloi se vlente 50,000 dollarë.

“Unë vazhdova ta skanoja vazhdimisht,” tha ajo. “Isha shumë e lumtur.”

Më tej, gruaja rrëfeu se i tregoi familjes së saj për biletën përpara se ta fshihte në një vend të sigurt, një vend që e harroi kur erdhi koha për të arkëtuar biletën muaj më vonë. Lojtarja, e cila kishte frikë se bileta mund të skadonte, kontrolloi shtëpinë e saj në panik dhe përfundimisht e gjeti biletën të vendosur në një valixhe.

Në fund, Wosti theksoi se fitimet e saj do të shkojnë drejt shlyerjes së disa faturave familjare.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑