U konfliktua për pronën, 45-vjeçari rrëmben kallashin dhe fillon të shtënat

Një 49-vjeçar është ndaluar nga shërbimet e komisariatit të policisë në Dibër, pasi kanosi me armë zjarri tip kallashnikov një bashkëfshatarin e tij.

Pas një konflikti në lidhje me pronën, 49-vjeçari ka marrë armën automatike dhe ka qëlluar në ajër.

Menjëherë pas denoncimit në lidhje me rastin policia ka bërë arrestimin e 45-vjeçarit, si dhe ka sekuestruar armën e krimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

“Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti për motive pronësie, është kapur dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi A. F., 49 vjeç, banues në fshatin Vrenjt, Dibër.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 49-vjeçari, në fshatin Vrenjt, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër, për të kanosur për motive pronësie, shtetasin M. F., 25 vjeç (bashkëfshatar i tij)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të Fundit