Ndiqte ambulancën të shmangte trafikun, e “pëson keq” shoferi në Tiranë

Drejtuesi i një mjeti në Tiranë është proceduar me masë administrative dhe pezullim të lejes së drejtimit, pasi ndiqte një autoambulancë në shërbim me qëllim shmangien e trafikut.

Ndaj shoferit të automjetit u vendos masa administrative 30 mijë lekë të rinj si dhe pezullimi i lejes së drejtimit për 12 muaj.

“Policia Rrugore e Tiranës në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, ka konstatuar dhe ndaluar një automjet që ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence.

Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 30000 lekë të rinj si dhe pezullimi i lejes së drejtimit 12 muaj.

Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur”, njofton policia.

Të Fundit