Theu masën e arrestit shtëpiak për një ‘teke raki’, policia i vendos prangat në lokal – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Theu masën e arrestit shtëpiak për një ‘teke raki’, policia i vendos prangat në lokal

Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia këtë të premte në Mallakastër.

Shtetasi E.B u vu në pranga pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.

“Mallakastër/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 39 vjeç, banues në Ballsh, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në një lokal, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *