U kapën duke transportuar dru në mënyrë të kundërligjshme, nën hetim dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht në Pogradec pasi janë kapur duke transportuar dru në mënyrë të kundërligjshme.

Policia bën me dije se ka filluar procedimi në gjendje të lirë për P. L., 28 vjeç, F. Sh., 43 vjeç.

Nga të dy rastet e goditura policia bën me dije se u sekuestruan 29 m³ dru.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit