U kap me mallra të kontrabanduara me vlerë 1 milion Lekë, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Black Market” ka rënë në pranga 36-vjeçari me iniciale B.J., i cili po transportonte me furgon mallra të kontrabanduara.

Ai u arrestua në flagrancë teksa transportonte me furgon, me qëllim shitjen, 216 koli me kanaçe me pije dhe 190 kuti me mallra të ndryshme, me vlerë 1.000 000 Lekë. Mallrat dyshohet se janë kontrabanduar në vendin tonë, pasi ishin të papajisura me faturat tatimore apo me deklaratat e origjinave.

Mallrat dhe produktet që transportonte 36-vjeçari u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me furgonin, celularin e këtij shtetasi dhe me 800 000 Lekë që iu gjetën gjatë kontrollit fizik, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e këtyre produkteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit