U kap me kokainë, efektivi i ‘’Shqiponjave’’: E kisha për përdorim vetjak

Gjykata e Sarandës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për efektivin e ‘”Shqiponjave’’ Lavdosh Metaj, i cili akuzohet për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike.

38-vjeçari ishte në monitorim nga autoritetet prej disa muajsh. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA)  arrestoi 35-vjeçarin, pasi shpërndante lëndë narkotike në ambiente argëtimi, në Sarandë, veprime të cilat i kryente gjatë kohës së shërbimit dhe jashtë saj.

Në seancën e sotme përpara togave të zeza,  Metaj nuk ka pranuar akuzën duke pretenduar se kokainën që kishte në banesë e kishte për përdorim vetjak. Prokurori i çështjes Lorenc Mërkuri kërkoi si masë sigurie “Arrest me burg”, ndërkohë që dhe gjyqtari Alban Veçani pranoi kërkesën e Prokurorisë.

Avokati i tij, Gjergji Imeraj kërkoi masën arrest shtëpie ose garanci pasurore, por Gjykata vendosi të lejë në burg efektivin e “Shqiponjave”. Gjithsesi pala mbrojtëse tha se vendimi i Shkallës së parë do të apelohet.

Të Fundit