Agjencia Evropiane e Mjedisit: 76.5% e plazheve në Shqipëri me ujë të shkëlqyer, 5 janë të ndotura (EMRAT)

Stina e nxehtë filloi dhe po ashtu planifikimi i pushimeve. Për t’i bërë të qartë evropianëve se ku të pushojnë, agjencia evropiane e mjedisit], ka publikuar në fillim të qershorit të dhënat e monitorimit të plazheve për 2020.

Viti i pandemisë dhe izolimit ka ndikuar megjithatë në restaurimin e natyrës. Agjencia ka analizuar mbi 22 mijë plazhe përgjatë deteve, liqeneve apo dhe lumenjve, në 28 vendet anëtare të Be-së, por dhe Zvicrës dhe Shqipërisë.  

Në vendin tonë janë monitoruar 119 plazhe. 91 prej tyre rezulton të kenë cilësi të shkëlqyer uji, 21 të mirë, 2 kalimtare dhe 5 ngelin në klasë.

Për të përcaktuar nëse ujërat në një plazh të caktuar janë apo jo të mirë, agjencia merr mostra në fillim, gjatë dhe pas sezonit turistik.  Klasifikimi bëhet nga sasia e pranisë në to të mikrobeve Escherichia Coli dhe Enterokokët Intenstinal.

Plazhet e ndotura të Shqipërisë që kjo agjenci ka klasifikuar janë:

  1. Plazhi i Zhironit,
  2. Currila, Durrës
  3. Plazhi i Plepave, Durrës
  4. Plazhi i Marinës
  5. Plazhi i Pogradecit (liqeni)

Të Fundit