U filmua duke i marrë ryshfet një qytetari, pezullohet nga detyra polici rrugor

Një efektiv i policisë rrugore të Fierit është pezulluar nga detyra pasi u filmua duke marrë ryshfet.

Policia tha se pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku shfaqet një shtetas që i jep ryshfet një punonjësi të Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e gjobës është pezulluar menjëherë nga detyra inspektor G. M., me detyrë punonjës i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në policinë e Fierit.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë, ndërsa nga AMP ka nisur hetimi penal për këtë rast.

Të Fundit