U dhunua për guroren, Jashar Maja: Policia nuk më ka marrë asnjë deklarim

Jashar Maja, i cili u dhunua disa ditë më parë, ka dhënë një intervistë për Klan News ku tha se gjithçka ndodhi pas denoncimeve për guroren në Borizanë që po i shkatërron shtëpinë. Ai theksoi se është dhunuar nga anëtarë të fisit Rraja.

Maja shprehet se pas ngjarjes policia nuk i ka marrë asnjë deklarim, por shikonin njërin-tjetrin në sy pasi nuk dinin çfarë të bënin.

Gazetari: Prej sa kohësh keni pasur probleme dhe shqetësime prej shpërthimeve të gurores?

Jashar Maja: Ka 4-5 muaj ky muhabet. Kemi bërë ankime, kemi bërë çdo gjë në qeveri dhe polici. Asnjë rrugëzgjidhjeje nuk na është dhënë.

Gazetari: Sa larg është gurorja nga fshati Borizanë që është dhe shtëpia juaj?

Jashar Maja: Me shtëpinë time është rreth 2, 300 metra. Me Borizanën mund të bëhet 1 kilometër. Kaq distancë ka. Janë edhe shtëpitë po në jug. Janë ca gurore që i kanë 50-60 metra shtëpiat. Unë mesa di, mesa kam njohur, që nuk lejohen kaq afër shtëpitë. Këtu nuk ka shtet. Me reagu shteti, këtu kishte reaguar policia. Shteti nuk është interesuar fare, a jam i gjallë, a jam i vdekur.

Gazetari: Çfarë ndodhi kur shkuat në komisariat, para se të shkonit në spital për të marrë ndihmën mjekësore? Ju morën në pyetje, dhatë deklarime?

Jashar Maja: Asnjë lloj pyetje, asnjë lloj deklarimi. Nuk mund të shkruante askush prej atyre. Rrinte policia grup. Shikonin njëri-tjetrin në sy që ça duhet të bëjmë. Erdhi fisi im, njerëzit e mi, i thamë zotëri na pri para me një makinë policie vetëm për të hapur rrugën se i dërgojmë vetë në spital, nuk kemi nevojë për shtet. Se nuk ka shtet. Jo se nuk kemi nevojë për shtet se shtetin e duam, kush është ai që nuk do ligj e shtet, por nuk ka. Na ka ardhur makina e policisë, kemi ecur me shoqërim, kemi shkuar në spital.

Gazetari: Thatë që ju janë dëmtuar shtëpitë, keni pasur dëmtime nga tërmeti apo vetëm nga shpërthimet?

Jashar Maja: Shtëpinë kam fakte se akoma nuk kam kryer punimet 100%. Kam hyrë në shtëpi pas tërmetit. Shtëpitë janë plasaritur komplet. Të hysh brenda janë shumë të dëmtuara. Kam marrë inxhiner privat dhe më ka thënë që është e pabanueshme.

Të Fundit