U copëtua nga makineria në vendin e punës, shtohet një tjetër pistë hetimi për vdekjen e 26-vjeçares shqiptare në Itali

Zbulohen detaje të reja në lidhje me hetimet për vdekjen e 26-vjeçares shqiptare Anlia Grishaj, e cila u copëtua nga makineria e mishit në vendin e punës në Itali.

Pas 1 muaji nga ngjarja e rëndë, një tjetër pistë hetimi është shtuar nga Prokuroria. Sipas mediave italiane, aktualisht janë duke u hetuar dy hipoteza: shkaku i vdekjes së 26-vjeçarës mund të ketë qenë një mosfunksionim i sistemit të sigurisë ose një gabim njerëzor.

E para sugjeron një mosfunksionim të mundshëm të sistemit të sigurisë , i cili duhet të sinjalizonte praninë e një personi pranë krahut mekanik. Ky krah, për fat të keq, përfundoi duke shtypur rruazat në qafë dhe kokën e punëtores fatkeqe.

E dyta , megjithatë, fokusohet në një gabim të mundshëm njerëzor: në këtë skenar, Anila mund të ketë dhënë komandën e rinisjes ndërsa ka qenë shumë pranë pajisjes.

Menjëherë pas aksidentit, Prokuroria hapi çështjen për vrasje nga pakujdesia ndaj koleges që ndodhej në atë moment me Anilën dhe që kishte aktivizuar makinerinë.

Është sekuestruar makineria që çoi në vdekjen e punëtores 26-vjeçar për të lejuar ekspertët të kryejnë të gjitha kontrollet e nevojshme.

Sipas hetimeve të prokurorisë, shkaku i aksidentit ka qenë mosfunksionimi i makinerisë. Kolegia e viktimës, e cili tani është nën hetim, kishte lajmëruar 26-vjeçaren, menaxheren e saj, për anomalinë.

Pasi ka tentuar të zgjidhë problemin, Anila dyshohet se i ka kërkuar koleges së saj të riaktivizojë makinerinë dhe pikërisht aty ka ndodhur tragjedia.

Vetëm pamjet e kamerave do të mund të hidhet dritë mbi atë që ndodhi pasditen e 14 nëntorit.

 

Të Fundit