I vendosi burrit fshehurazi GPS në makinë, merret në hetim 38-vjeçarja në Shkodër

Një 38-vjeçare është vënë nën hetim në Shkodër, pasi dyshohet se kishte vendosur fshehurazi një pajisje gjurmuese në makinën e bashkëshortit.

GPS u gjet në mjetin e partnerit të shtetases me iniciale O.H., ndërkohë që ka nisur hetimi nga policia për ngjarjen.

Nën hetim është vënë edhe një 27-vjeçar, që kërcënonte përmes mesazheve një tjetër shtetas. I riu nga Puka jeton në Angli dhe nëpërmjet celularit kanoste shtetasin.

Ndërkohë, policia e Shkodrës njofton se ka vënë në pranga pesë shoferë, të cilët janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Të Fundit