“Twitter” kufizon përkohësisht llogarinë e Bashës, ja mesazhi paralajmërues që jep – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Twitter” kufizon përkohësisht llogarinë e Bashës, ja mesazhi paralajmërues që jep

Rrjeti social “Twitter”, i cili përdoret nga politikanët në mbarë botën, ka kufizuar për disa orë llogarinë personale të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Siç shihet në foton që sjellim më poshtë, llogaria e Bashës është kufizuar, duke bërë që ndjekësit apo dhe qytetarët e zakonshëm të mos e kontrollojnë dot atë.

Nëse ata futen në llogarinë e “Twitterit” të Bashës, ndeshen me mesazhin paralajmërues “Kujdes: Kjo llogari është e kufizuar përkohësisht. Po e shihni këtë paralajërim, sepse ka pasur disa aktivitete të pazakonta nga kjo llogari. Dëshiron akoma ta shikosh?”

Por, kufizimi i llogarisë së Bashës ka zgjatur përkohësisht, ashtu siç thuhet dhe në paralajmërimin e vetë “Twitterit”, dhe më pas i është rikthyer normalitetit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *