Turistët e huaj vizitojnë Tiranën: Qytet interesant, ka çmime të mira

Janë të shumtë turistët që kanë zgjedhur të vizitojnë Tiranën këtë fillim Shtatori. Së fundmi, është kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë në rrjetet sociale një video me komentet e turistëve të huaj të cilët zgjodhën që të vizitojnë kryeqytetin e Shqipërisë.

Ata shprehen se Tirana është një qytet interesant dhe i bukur për ta vizituar. Ndërsa një tjetër shtoi se ishte për pushime në Shqipëri dhe do ua sugjerojë edhe shokëve që ta vizitojnë kryeqytetin.

“Herën e fundit që isha këtu, kishte rrugë në këtë zonë këtu, por tashmë është kthyer e gjitha në pedonale dhe është shumë e këndshme ta vizitosh”, u shpreh një turist.

“Më pëlqen kjo qendër është e bukur”, u shpreh një tjetër.

“Është vend i bukur”, tha një turiste.

“Kohë e shkurtër, por shumë qytet interesant”, theksoi një tjetër.

“Ne na pëlqen Tirana. Ne ishim për pushime këtu për disa ditë dhe kaluam kohë shumë të bukur këtu. Në ua sugjerojmë edhe shokëve tanë që të vizitojnë Tiranën. Tirana ka edhe çmime të mira”, u shpreh një turist./tvklan.al

 

Të Fundit