23-vjeçarja me buzët më të mëdha në botë: Asgjë nuk më ndalon t’i zmadhoj më shumë – Stop
Bota, Të Gjitha

23-vjeçarja me buzët më të mëdha në botë: Asgjë nuk më ndalon t’i zmadhoj më shumë

Një vajzë, e cila ka bërë 30 injeksione acidi për të pasur “buzët më të mëdha në botë” po planifikon të bëjë edhe më shumë operacione

Andrea Ivanova, 23 vjeç, nga Bullgaria, pretendon se ka vendosur rekordin për numrin e madh të injeksioneve të acidit hialuronik në buzët e saj.

Andrea gjithashtu i ka “zmadhuar” mollëzat dhe “po i jep formë mjekrës dhe nofullës.”

Ajo u zotua se asgjë nuk do ta ndalojë për të pasur buzët më të mëdha, edhe pse ato tashmë janë aq të mëdha sa po thuajse i bllokojnë vrimat e hundës.

Ajo gjithashtu po planifikon të zmadhojë edhe gjoksin e saj.

Ajo tha për Daily Star “Të gjitha ndërhyrjet dhe procedurat e mia i kam bërë në qytetin ku jetoj, në Sofje, por kam në plan të bëj operacionin e radhës për gjoks edhe më të madh në Turqi ose në Gjermani, sepse ka specialistë mjaft të mirë edhe në këto vende”.

Andrea filloi transformimin e saj tronditës në një “Barbie të jetës reale” në vitin 2018, shkruan The Sun.

Pavarësisht rreziqeve dhe komplikimeve që vijnë me të pasurit e buzëve të mëdha, të tilla si ngrënia e vakteve, ajo këmbëngul se nuk mund të ngopet me acide.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *