Turistët bëjnë kaos në Llaman, anglezja i përplas motorin austriakut, plagoset 27-vjeçarja franceze

Një aksident është raportuar pasditen e sotme në “Llaman”, ku një automjet me drejtuese një shtetase angleze ka përplasur një motomjet të drejtuar nga një shtetas austriak.

 

 

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar në këmbë një 27-vjeçare franceze e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rreth orës 17:45, në vendin e quajtur “Llaman”, Himarë, automjeti tip “Volksëagen” me drejtuese shtetasen angleze J. A., 44 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin austriak F. Ë., 31 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar në këmbë pasagjerja në motomjet shtetasja franceze P. V., 27 vjeçe, e cila u dërgua për ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në drejtimin e  prokurorit ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e saktë të shkakut të përplasjes dhe për dokumentimin ligjor të këtij rasti”, njofton policia.

Të Fundit