E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Bota

Foto nudo dhe përshendetje naziste, lideri i opozitës finlandeze: “nuk jam krenar për to”

Një foto e cila ka tronditur politikën por dhe opinionin publik qarkullon së fundmi gjithandej në Finlandë.

Sipas mediave të huaja bëhet me dije se në foto është lideri i partisë së re më të madhe opozitare në Finlandë duke pozuar me miqtë, teksa po bëjnë përshëndetje naziste.

Antti Lindtman, lideri i ri i Partisë Social Demokrate Finlandeze (SDP), shihet në fotografi me katër miq në një festë Krishtlindjesh.

Ndërkohë që gjithë personazhet që gjenden në foto janë nudo, vetë Lindtman shihet duke mbajtur një pistoletë false, me një kapuç teksa ai vetë nuk po bën përshëndetjen naziste.

Megjithatë, fotoja ka mjaftuar që të vihet në dyshim nëse Lindtman është i duhuri për postin e rëndësishëm politik.

Imazhi për herë të parë filloi të qarkullonte në internet pak javë më parë, dhe është rikthyer përsëri pasi Lindtman fitoi udhëheqjen e SPD.

Vetë Lindtman ka pranuar se fotografia është e vërtetë, ndërsa përpiqet të distancohet prej saj, duke këmbëngulur se ai nuk është dhe nuk ka qenë kurrë një simpatizant i nazistëve.

“Edhe pse fotot janë nga rinia ime, unë nuk jam shumë krenar për to”, tha ai për mediat finlandeze.

“Duket se djemtë e tepruan me pozat e tyre… Unë nuk kam qenë dhe nuk jam një simpatizant i nazistëve. As atëherë dhe as tani.”- përfundoi ai.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑