Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se shkollat publike në Shtetet e Bashkuara janë paralajmëruar lidhur me mënyrën se si trajtojnë çështjet e identitetit gjinor te fëmijët.
Në fjalimin e tij gjatë një aktiviteti me nxënës dhe prindër për të shënuar nisjen e vitit të ri shkollor Trump tha:
“Çdo shkollë publike në Amerikë është tashmë e paralajmëruar: nëse i thonë një fëmije se është i bllokuar në trupin e gabuar, po kryejnë abuzim ndaj fëmijëve”.
Deklarata e presidentit amerikan është pjesë e qëndrimeve të administratës së tij ndaj politikave për identitetin gjinor në institucionet arsimore



