E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Tridhjetë italianë në Vlorë i bashkohen PS-së, Rama: S’do jetë e largët dita kur do pajiseni me pasaportë shqiptare dhe të…

Partisë Socialiste i janë bashkuar së fundmi 30 anëtarë të rinj, që janë italianë të cilët jetojnë në Vlorë.

Rama zhvilloi një takim dhe bashkëbisedim me qytetarë italianë, të cilët kanë vendosur që jetën e tyre ta kalojnë në qytetin bregdetar. Shefi i qeverisë vlerësoi se nuk është e largët dita kur shtetas italianë të pajisen me pasaportë shqiptarë dhe të futen në parlamentin e Shqipërisë.

“Kur me tha Damiani që ka disa italianë që duan të anëtarësohen në PS madje arritëm edhe te kjo, se më parë ishin vetëm shqiptarët që donin të anëtarësoheshin në parti në Itali e Greqi, jam i sigurt që do ketë nga ata që do arrijnë deri edhe në parlament një ditë, por kjo nuk i heq asgjë faktit që ju nuk e keni të drejtën e votës, ende nuk e keni se jam i sigurt që për ata që do qëndrojnë këtu më gjatë, do vijë edhe koha që do marrin shtetësinë, normalisht, e për të tjerë që vijnë jam shumë dakord me ju se në fillim nuk u quajtën vizionarë por të çmendur por midis tyre ka një lidhje deri sa më pas rrugët ndahen ose bashkëndahen duke qenë në një sintezë të plotë mes tyre. Pak çmenduri nuk bën kurrë dëm, mjafton të jetë e shëndetshme e pozitive”, tha Rama.

Më tej, Rama bëri edhe një batutë, pasi italianët të jenë pjesë e PS-së.

“Si lideri i partisë suaj, që u flet anëtarëve të vet, dhe në partinë tonë parimi që më pas nuk është gjithmonë të them të vërtetën i respektuar në lartësinë e duhur se kryetari është i pari ndër të barabartët. Nëse ndonjëherë unë bie në mëkatin e të mos qenit mishërim i këtij parimi kërkoj ndjesë që më përpara e shpresoj se do të kem mirëkuptimin, ose mishërimin tuaj”, tha Rama.

Një qytetar italian u shpreh se është muzikant dhe kishte vendosur që ditët e fundit të jetës t’i kalojë në Vlorë. Ai shprehu dëshirën që Vlora e Shqipëria të zhvillojnë edhe turizmin dimëror.

“Unë jam një muzikant, kam vendosur që të kaloj vitet e fundit të jetës sime në Vlorë. Kam qenë në Europë me turne të ndryshme, në Azi, Bangkok, në Afrikë etj. Vërtetë që Shqipëria është një vend i bukur, ku mund të kalosh shumë mirë dhe ne duam që të ketë sa më shumë turistë në vendin tuaj, edhe në dimër e stinë të tjera këtu në Vlorë, jo vetëm në verë”, tha qytetari italian.

Në fund, Rama falënderoi të gjithë të pranishmit, duke thënë se energjia pozitive në Vlorë i jep më shumë besim se gjërat në Shqipëri do bëhen më mirë.

“Në Tepelenë është një fshat që quhet Nivicë, ku mundësitë për turizëm janë shumë të mëdha. ne do të rrisim turizmin në Vlorë, ju jeni burim që duhet shfrytëzuar. Për ne është kënaqësi dhe dhurata që na bëni. Ju falënderoj shumë, ishte e këndshme të flas me ju, të dëgjoja idetë tuaja e të ndjej energjitë e juaja pozitive”, përmbylli Rama.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑