Hekurudhat Indiane kanë urdhëruar një hetim pasi një tren mallrash përshkoi më shumë se 70 km (43.4 milje) pa shofer. Pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan se treni kalonte disa stacione me shpejtësi të lartë.
Raportet thonë se treni udhëtoi pa shofer nga Kathua në Jammu dhe Kashmir në rrethin Hoshiarpur në Punjab të dielën. Hekurudhat thonë se treni u ndal dhe askush nuk u lëndua.
Zyrtarët i thanë agjencisë së lajmeve Press Trust of India (PTI) se incidenti ndodhi mes orës 07:25 dhe 09:00 me orën lokale të dielën.
Treni me 53 vagona, që mbante gurë të copëtuar, ishte rrugës për në Punjab nga Jammu, kur u ndal në Kathua për një ndryshim në ekuipazh. Zyrtarët thonë se ai filloi të lëvizte në një shpat në shinat hekurudhore, pasi shoferi i trenit dhe ndihmësi i tij zbritën.
Treni lëvizi me një shpejtësi prej afro 100 km/h dhe arriti të kalonte rreth pesë stacione, përpara se të ndalohej. Menjëherë pasi u alarmuan për trenin në lëvizje, zyrtarët mbyllën vendkalimet hekurudhore përgjatë rrugës që po përshkonte.
“Treni u ndal pasi një zyrtar hekurudhor vendosi blloqe druri në shina për të ndaluar trenin,” thanë zyrtarët e PTI. Blloqet prej druri ndihmuan në uljen e shpejtësisë së trenit.