Trekëndëshi i dashurisë: Bashkëshorti ‘kapet mat’ me gruan nga i dashuri i saj

Korrespondenti nga Vlora i “Aldo Morning Show” në Tv Klan raportoi një ngjarje të çuditshme. Një burrë i cili ishte kthyer nga emigrimi kishte vendosur të surprizonte gruan e tij. Rreth drekës, në derë shfaqet një burrë tjetër që në fakt ishte i dashuri i zonjës dhe ky i fundit mendoi se ajo po e tradhtonte. Bashkëshortët kanë nisur tashmë procesin e divorcit.

Albi: Një zotëri, sapo kishte ardhur nga emigrimi, kishte kohë dhe vendosi t’ia bënte surprizë gruas pa i thënë gjë që do të vinte për në Vlorë. Çdo gjë ishte okej, por rreth drekës ka trokitur një zotëri në derë ku sipas zonjës, thuhet që ajo nuk e njihte, por në fakt ai ishte i dashuri i zonjës.

Aldo: Seriozisht e ke?

Albi: Po, ka trokitur në derë se ishte ora që ata gjithmonë takoheshin, aty takoheshin domethënë, por që ai nuk e dinte se dhe kjo nuk e kishte lajmëruar që “shiko ka ardhur ky”, por që gjithmonë me mendjen se është vetëm. Por zotëria ka debatuar edhe me zonjën, edhe me të shoqin, bashkëshortin e saj duke menduar se ajo kishte bërë një lidhje tjetër, pa e ditur se ishte burri i saj. Normale, ka filluar debati ndërmjet tyre, zotëria, bashkëshorti ka bërë një gjest që i ka marrë të dy, i ka nxjerrë përjashta, “vazhdoni jetën e lumtur, s’kemi më gjë bashkë”. Janë drejtuar drejt gjykatës, kanë filluar procedurat e para për ndarjen.

Aldo: Ç’do me burrin i tha se kështu i bie.

Albi: Po s’e dinte i shkreti, nuk e dinte

Të Fundit