Tregtarët 4-fishojnë çmimin e qepës, fermerët në Korçë e shesin me 30 lekë/kg

Fermerët që merren me prodhimin e qepës në zonën e Korçës ankohen se rritja e çmimit të produktit të tyre bëhet nga tregtarët.

Me hyrjen e muajit mars, çmimi i 1 kg qepë në treg ka shkuar 120 lekë/kg.

Në fshatin Miras të Devollit, zonë e cila njihet për prodhimin e qepës së Bozhigradit, fermerët tregojnë se qepën e shesin me 18-30 lekë për kilogram.

“Në qoftë se tregtari lihet i lirë nga shteti abuzon, dhe kjo ndikon shumë. Në qoftë se unë mbjell dy dynymë dhe prodhimi nuk shkon me çmimin real që nuk lëviz, standard, bujku ul prodhimin, toka lihet djerrë dhe nuk ka fitim as unë si bujk, as si shtet, por në kurriz të qytetarit shkon”, thotë Selman Zorba, fermer.

“Shteti duhet të reduktojë problemet, sepse unë jam taksapagues i rregullt. Vjen tregtari, do ulë çmimin se do të fitojë ai, kështu që fermerët janë të detyruar ta japin prodhimin. Fajin e ka shteti, se tregtari për fitim del. Shteti në kohën që shitet prodhimin vendas, të ndaloje prodhimet nga jashtë, të shitet prodhimi vendas”, shprehet Fari Xhaho, fermer.

Ditët e fundit çmimi i qepës në treg është rritur me 25%, ndërkohë që nga kjo rritje nuk përfitojnë prodhuesit e parë, të cilët ankohen për mungesën e vëmendjes nga shteti,

Të Fundit