Tre lodra seksi ,30 mijë euro dhe sende me vlerë janë gjetur nga BKH në vilën e ‘Tigrit’ që i dhuroi Klodian Zoto

Përfaqësuesit e SPAK dhe BKH-së kanë zbarkuan ditën e djeshme për kontroll në nji nga tre vilat e Arben Ahmetajt të cilat ndodhen në komplekset Rolling Hills në Tiranë, Valamar në Gjirin e Lalzit dhe Green Coast në Palasë.

Ahmetaj i ka rregjistruar vilat në emrin e bashkëshortes Albina Mançka dhe bashkëjetueses Arjola Hoxha, duke mos i deklaruar në ILDKPKI.

Sipas burimeve, tek vila në Valamar, hetuesit e BKH-së, gjatë kontrollit, kanë gjetur lodra seksi, konkretisht tre vibradorë, për stimulim të kënaqësive seksuale. Madje ku dhe një ri prej vibratorëve ishte në karikim.

Nuk dihet akoma nëse është mbajtur procesverbal, por gjetja e vibratorëve nuk është ndonjë befasi, pasi Arben Ahmetaj, nuk njihet vetëm si emblemë korrupsioni, por ka rrahur gjithnjë gjoksin nëpër tavolina dhe rrethe të ngushta si ‘hamshor’ dhe si eksperimentues në seks.

Përveç vibratorëve, hetuesit kanë gjetur në vilën e Arben Ahmetajt edhe sende me vlerë, si dhe disa shishe të veçanta me konjak, një nga të cilat kushton deri në 5 mijë euro.Pikërisht në vilën që Ahmetajt i ka dhënë Klodian Zoto, hetuesit kanë gjetur edhe 30 mijë euro. Ligji nuk e lejon zyrtarin dhe njerëzit e lidhur me të, që të mbajnë më shumë se 1.5 milionë lekë cash. Por, për Tigrin kjo shkelje është e papërfillshme në kushtet kur ka fshehur 3 vila me vlerë rreth 3 milionë euro.

Mësohet sipas burimeve se Arben Ahmetaj posedon pasuri me vlerë dhjetëra milionë euro në Zvicër dhe Angli.

Të Fundit