Pacientin me COVID-19 që u hodh pak çaste me parë nga ballkoni i Infektivit ka ndërruar jetë. Mësohet se ai prej disa ditësh ishte i shtruar në këtë spital.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Spitalin Infektiv në QSUT
Një prej pacientëve të infektuar me koronavirus, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1, është vetë hedhur nga kati i dytë i spitalit.
Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i parë kur pacientët me Covid, ndërmarrin këtë akt ekstrem.
Deri tani janë 3 pacientë që kanë humbur jetën pasi janë hedhur nga ballkoni i spitalit “Shefqet Ndroqi”.