Tragjike në Tropojë, 4 punonjës të bashkisë i zë korrenti, dy humbin jetën dhe 2 në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Tropojë, ku katër punonjës të Bashkisë dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë punës në rrugën e Dubravës.

Sipas informacioneve paraprake, dy prej punonjësve, dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa 2 punonjësit e tjerë raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur teksa katër punonjës bashkie po vendosnin dritat e rrugës dhe kanë rënë në kontakt me korentin.

Të Fundit