Tragjedi në Kavajë, mbyten në det babai dhe dy djemtë e tij të mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndidhur këtë të diel në Kavajë. Tre pjesëtarë të një familje, babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç janë mbytur në det.

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar, por të tre kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Njoftimi i policisë

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas kosovarë, pjestarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Të Fundit