Ka 800 tatuazhe në trup, gruaja e dëshpëruar për punë: S’më pranojnë as të pastroj tualetet

Një grua nga Uellsi i Britanisë së Madhe ka plot 800 tatuazhe në trup, dhe për këtë ajo është mëse e dëshpëruar! Jo se është penduar për transformimin e pamjes së saj, por ajo thotë se e ka shumë të vështirë e thuajse të pamundur të gjejë një punë.

46-vjeçarja Melissa Sloan më parë rrëfen për mediat e huaja se punonte si pastruese, por pasi mbuloi fytyrën dhe trupin me tatuazhe, gjërat nuk po shkonin më normalisht.

“Unë nuk gjej dot një punë. Kam aplikuar dhe të pastroj tualetet, por më refuzuan. Më thanë se nuk do të gjeja kurrë më një punë. Nuk ka rëndësi se çfarë pozicioni, nëse dikush ka një ofertë pune unë do pranoj menjëherë”, deklaroi ajo.

Sloan filloi të bënte tatuazhe në moshën 20 vjeçare dhe shpejt krijoi varësi ndaj tyre. Madje ajo nuk e përjashton mundësinë se do të bëjë të tjera në të ardhmen.

“Do të bëj tatuazhe deri sa të shkoj 70-vjeç, do mbuloj çdo pjesë të lëkurës. Fytyra ime tashmë është blu dhe dukem si një smurf. Unë doja shumë të thyeja një rekord Guinness dhe po përpiqem ende”, tha Melissa për Daily Star.

Të Fundit