Topografi i Beratit, ndërton pa leje nën hundën e Bashkisë. IMKK/ “të prishet ndërtimi”

Në redaksinë tonë ka ardhur një denoncim për një ndërtim pa leje në lagjen “28 nëntori” në Berat, zonë e klasifikuar tampon, e kontrolluar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Sipas denoncimit, ai, që po ndërton, është Dejni Zylyftari, punonjës si topograf në Bashkinë e këtij qyteti. Ekspertët tregojnë, se vendi, ku po ndërtohet nuk është i lejuar. Por kështu edhe materialet e betonit apo hekurit nuk lejohen të përdoren në këtë zonë.Pas konstatimit tonë, iu drejtuam Institutit të Monumenteve të Kulturës Berat, për të pyetur, a ka leje për këtë ndërtim. Përgjigja ishte, se nuk rezulton të jetë dhënë leje nga IMKK.

Ne informuam IMKK-në dhe Ministrinë e Kulturës, ku juristja na tha, se do të merren të gjitha masat, për rikthimin e situatës në kushtet e parandërhyrjes.Në bashkinë e Beratit nuk është bërë asnjë lëvizje, edhe pse para denoncimit në “Stop” një tjetër ishte bërë në IMT-në e bashkisë.Drejtuesi provizor i IMT-së Berat, Gerti Konti, erdhi vetë në terren, ku konstatoi ndërtimin pa leje me beton e hekur në një zonë të ndaluar, monument kulture.Konti tha, se do te merren masat, gjobë dhe prishje e ndërtimit nga strukturat e IMT-së Berat.

Para se emisioni “Stop” të ndiqte cështjen e ndërtimit pa leje në zonën monument kulture në Berat, denoncimi ishte bërë edhe në policinë e Beratit, dhe cështje u referua në Prokurori. Por as IMT dhe as Instituti i Monumenteve të Kulturës nuk u njoftuan nga policia apo prokuroria.Mosinformimi i la hapësirë, topografit Dejni Zylyftari, që të vazhdojë të ndërtojë në mes të ditës pa leje, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Këto favorizime dyshohet, se bëhen, edhe sepse Dejni Zylyftari, autori i ndërtimit pa leje, vecse topograf në bashki, është edhe i afërm i Kryetares së PS në Berat, Valbona Zylyftari, e cila është dhe prefekte e qarkut.Pas investigimit dhe këmbënguljes së emisionit “Stop”, IMKK ka dalë me vendim për prishjen e ndërtimit pa leje dhe rikthimin e situatës në kushtet optimale të parandërhyrjes.

Të Fundit