Feti Egra, një qytetar në Tiranë, thotë, se në vendin, ku ka varret e fisit të tij, rreth 20 vendpushime të atyre, që kanë ndërruar jetë, po rrëshqet toka, dhe eshtrat po dalin në sipërfaqje.Fetiu ka marrë ustallarë, për të ngritur një rrip betoni 1 metër të lartë dhe 6 metra të gjerë, por ustallarët nuk ia bëjnë, pasi e quajnë ndërtim pa leje.Administratori i zonës, Xhevahir Koçi, thotë, se ky është një shqetësim serioz. Ai premton, se do të flasë me të gjitha institucionet, për ta zgjidhur këtë situatë.
